Aktivitet i ri vullkanik po regjistrohet në Hawaii, ndërsa vullkani Kilauea ka shpërthyer përsëri, sipas vëzhgimeve nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ( USGS ).
Shkencëtarët po monitorojnë nga afër zhvillimin e fenomenit dhe vlerësojnë se burimet e llavës do të jenë veçanërisht intensive rreth 1 qershorit, ndërsa shpërthimi vazhdon të zhvillohet.
Imazhet e drejtpërdrejta nga zona tregojnë aktivitetin e vazhdueshëm vullkanike, me llavë që shpërthen nga vullkani, duke krijuar një pamje spektakolare. USGS po transmeton shpërthimin në kohë reale nëpërmjet një transmetimi të posaçëm në internet, duke i lejuar publikut të ndjekë zhvillimet minutë pas minute.
Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në planet dhe ndodhet në Ishullin e Madh të Havait. Shpërthimet e tij monitorohen sistematikisht nga shkencëtarët, pasi ato ofrojnë të dhëna të vlefshme për studimin e aktivitetit vullkanik.
Deri më tani, nuk është raportuar asnjë informacion shtesë mbi efektet e shpërthimit të ri, ndërsa autoritetet kompetente vazhdojnë të monitorojnë fenomenin dhe të përditësojnë vazhdimisht mbi rrjedhën e aktivitetit të vullkanit, shkruan Euronews.al.
USGS vazhdon të transmetojë imazhe të drejtpërdrejta nga vendi, duke regjistruar rrjedhat mbresëlënëse të llavës dhe shatërvanët e zjarrit të formuar gjatë shpërthimit.










