Këngëtari Blero është bërë baba për herë të dytë, duke mirëpritur një djalë së bashku me bashkëshorten e tij, Eronita.
Çifti po përjeton emocionet e para të këtij kapitulli të ri familjar, ndërsa lajmi është konfirmuar së fundmi.
Eronita ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale foton e parë të të porsalindurit, e cila ka marrë menjëherë shumë urime dhe reagime pozitive nga ndjekësit.
Ajo gjithashtu ka publikuar një mesazh emocional kushtuar të birit, duke e quajtur atë “dhurata më e madhe e Zotit për ne”.











