Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i hiqen tre gurë të mëdhenj nga sistemi urinar

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është realizuar me sukses një operacion i rrallë urologjik, gjatë të cilit një pacient 54-vjeçar është trajtuar për tre gurë të mëdhenj në sistemin urinar.

Sipas njoftimit të spitalit, pacienti me inicialet B.S. i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale ku janë hequr tre gurë me përmasa të konsiderueshme: një gur në fshikëzën urinare me madhësi rreth 7.5 cm, një gur në ureter me rreth 4 cm, si dhe një gur në veshkë me madhësi 1.5 deri në 2 cm.


Ndërhyrja është kryer nga ekipi i urologëve, kurse nga spitali është bërë e ditur se pas trajtimit dhe periudhës së qëndrimit në repart, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit