Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja: Pagesat mbi 2 mijë euro ndalohet të kryhen me para të gatshme

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se, duke filluar nga sot, pagesat në vlerë mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të mund të realizohen më me para të gatshme.

Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që tejkalojnë shumën prej 2 mijë eurosh duhet të kryhen ekskluzivisht përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.

“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.


Ky ndryshim hyn në fuqi nga 1 qershori 2026 dhe obligon të gjitha palët që për transaksione mbi limitin e përcaktuar të përdorin kanale bankare ose metoda elektronike të pagesës, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit