Kroati nokauton Bakoçeviqin në Beograd! Skandal i rëndë nga serbët

Luftëtari kroat Hrvoje Sep e nisi me fitore karrierën e tij në MMA në eventin e FNC-së, duke e mposhtur në Beograd luftëtarin kontrovers Vasa Bakoçeviq me nokaut qysh në rundin e parë.

Megjithëse u prit me fishkëllima në Beograd.

“Skandal dhe turp i rëndë në Beograd!

Ofenduan boksierin kroat, i brohoritën se duhet të vdesë!


Pas ndeshjes, Sep zbuloi se ishte shumë e vështirë të hynte në kafaz mes një atmosfere armiqësore në arenën e Beogradit, ku, sipas tij, tifozët u sollën në mënyrë të papranueshme ndaj tij”, shkruan mediumi kroat “Veçernj List”.

“Ishte pak sfiduese.

E konsideroj veten një profesionist të madh, por kur po afrohesha drejt kafazit dhe shumë njerëz po më thoshin se do të vdisja ose se isha mbeturinë, kjo ndikon te ti.

Por sapo hyra në kafaz, mendova vetëm për frymëmarrjen dhe përqendrimin”, deklaroi Sep.

Ai shtoi se ishte shumë i lumtur për debutimin e suksesshëm në MMA, duke theksuar se kalimi nga boksi në këtë sport nuk është aspak i lehtë.

“Jam shumë i lumtur, sepse ta kalosh barrierën mes dy sporteve është jashtëzakonisht e vështirë.

Këtë e kuptova gjatë stërvitjeve, sa kërkuese është të përballesh me kërkesa krejtësisht të ndryshme”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit