Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani mbrëmë qëndroi në mes të qytetarëve në Obiliq te familjet Hashani e Isufi, e në Tavnik të Mitrovicës te familja Neziri, si dhe në Kqiq te familja Rushiti.
Sot përmes një postimi në Facebook, ajo tha se familjet tona janë themeli i shoqërisë sonë.
“Familjet tona janë themeli i shoqërisë sonë. Kosova qëndron e fortë sepse qëndrojnë të forta familjet e saj”, shkroi Osmani.










