Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe heroizmit tonë kombëtar

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Runik të Drenicës.


Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Drenicën si vatër të atdhedashurisë dhe heroizmit kombëtar.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e familjeve dhe individëve që kanë dhënë për vendin ndër breza.

“Sot qëndruam në vendlindjen e Tahir Çitakut, në Runik, i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Ai vjen nga një familje atdhedashëse dhe e dijes. Tahiri ka arritur suksese të mëdha në punë dhe në jetën akademike. Po ashtu, udhëheq me sukses klubin e futbollit Dardania në Zvicër dhe sot garon në listën tonë për Parlamentin e Kosovës”.


“Është ndjenjë e veçantë të qëndrosh pranë një kolegu kaq të suksesshëm dhe njerëzve të përkushtuar për vendin. Bashkë me Tahirin, ishte edhe kandidati ynë; Agron Kajtazi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeri punëtor dhe i respektuar, si dhe Bekë Berisha e Fixhrije Dragaj”, shkroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit