Kandidati për deputet nga LDK-ja, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me aktivistë të vjetër dhe të rinj në Vushtrri, ku sipas tij është ndjerë nga afër fryma mobilizuese rugoviste.
Tahiri ka theksuar se bëhet fjalë për njerëz që, sipas tij, në periudhat më të vështira kanë refuzuar nënshtrimin dhe kanë mbetur besnikë vizionit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai ka vlerësuar se këta aktivistë janë ngritur sërish në këmbë për atë që e ka quajtur një qëllim të madh – bashkimin e të djathtëve.
“Bashkimi ka nisur dhe nuk ndalet më”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij.









