Prej kohësh po flitet për një ftohje mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës, dhe ndonëse publikimi i projektit “Afterparty” të Londrimit solli disa komente e shpërndarje sa për të hedhur hi syve në rrjet, dyshimet nuk u shuan.
Epo, ku ka zë nuk është pa gjë. Nëse deri para nja dy javësh ata gjithsesi i ruanin takimet, tani ftohja ka kaluar në një tjetër nivel.
Burime për Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se aktualisht nuk ka fare komunikim mes tyre.
Mësohet se Londrimi është i hatërmbetur, sidomos me Klodin, dhe kaq ka mjaftuar për të ngrirë raportet.









