Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Geci, ka qëndruar sot në Has, ku është takuar me banorë të kësaj ane dhe figura lokale të angazhuara në jetën politike e shoqërore.
Geci ka bërë të ditur se vizitën e zhvilloi së bashku me veprimtarin Haziz Hodaj, kandidatin për deputet Shaban Osmanaj dhe Fatmir Memajn.
Ai tha se janë pritur ngrohtësisht nga banorët e Hasit, duke i falënderuar për mikpritjen dhe respektin e treguar.
“Sot, së bashku me veprimtarin e dalluar të kësaj ane, Haziz Hodaj, si dhe me kandidatin për deputet nga kjo anë, Shaban Osmanaj, dhe Fatmir Memaj, ishim në Has. U pritëm ngrohtësisht dhe me shumë përzemërsi nga banorët. I falënderojmë të gjithë për mikpritjen, respektin dhe pritjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Geci.
Vizita në Has vjen në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve të kandidatëve të LDK-së me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.









