Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka shkruar pas tubimit që kjo parti ka mbajtur në Matiqan.
Nga atje ai tha se qytetarët po kërkojnë ndryshim.
“Mbrëmë në Matiqan u takuam me qytetarë nga disa lagje, të cilët kërkojnë ndryshim. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet, pasi bashkë do t’i themi STOP keqqeverisjes dhe krizave të vazhdueshme”, ka shkruar ai.









