Vasfije Krasniqi viziton shtëpinë ku u dhunua gjatë luftës

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka ndarë një rrëfim prekës në Facebook, duke treguar se pas shumë vitesh është rikthyer në një nga vendet ku përjetoi krimin që, siç thotë ajo, ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

Krasniqi-Goodman shkruan se është kthyer në shtëpinë ku, si një vajzë 16-vjeçare, përjetoi për herë të dytë tmerrin e dhunës seksuale nga forcat serbe. Megjithatë, ajo nuk ka mundur të hyjë brenda pasi dikush ishte në oborr duke punuar.

“Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda”, ka shkruar ajo, duke treguar guximin për të përballuar të kaluarën e dhimbshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit