Gjërat mes Brikenës dhe Mateos duket se janë larg të qenit fushë me lule, ndërsa thashethemet për një ndarje po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale. Pas disa ditësh heshtjeje absolute, Brikena ka vendosur të rishfaqet në rrjetet sociale, duke ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Ajo është parë duke vozitur qetësisht rrugëve të Prishtinës në shoqërinë e një mikeshe, teksa shijonte mbrëmjen. Megjithatë, ndjekësit vunë re menjëherë një detaj që nuk kaloi pa u komentuar.
Në gishtat e saj mungonin unazat që ajo zakonisht i mbante vazhdimisht, përfshirë edhe unazën familjare. Për shumë ndjekës, kjo mungesë nuk duket aspak si një rastësi apo harresë momentale.
Situata bëhet edhe më interesante kur vëmendja zhvendoset te muzika që Brikena kishte zgjedhur të dëgjonte në sfond. Në video dëgjohej kënga “Solo” nga Tayna, me vargjet: “Ai qe mu m’len e as aj qe m’harron / Rri vet so lo lo lo / Skam koh so lo lo lo / Ma mir sesa me to so lo lo lo”.
Mes gjithë lajmeve dhe aludimeve për fundin e romancës së tyre, ky reagim i Brikenës është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte, por mjaft e qartë.
Zgjedhja e këtij refreni është parë nga shumëkush si një mesazh se ajo po vazhdon përpara e pavarur, e qetë dhe pa dëshirë për drama të tjera.
Tani, vëmendja është kthyer nga Mateo, ndërsa ndjekësit presin të shohin nëse do të ketë një reagim nga ana e tij apo nëse do ta lërë Brikenën të shijojë jetën e saj “solo”.









