Jurgen Uldedaj synon të mbrojë sonte titullin e botës në boks, përballet me Austine Nnamdi

Sonte Londra do të jetë epiqendra e boksit për tifozët shqiptarë, teksa Jurgen Uldedaj hyn në një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij, duke luftuar për titullin botëror IBO në kategorinë Cruiserweight ndaj britanikut Austine Nnamdi.

Në një mbrëmje që mund të shënojë kthesën e madhe të karrierës së tij, Uldedaj ngjitet në ring pas viteve të sakrificës, disiplinës dhe fitoreve të ndërtuara me mund, me synimin për të hyrë në elitën e boksit botëror.

Përballë tij qëndron një kundërshtar i fortë dhe i rrezikshëm, por Uldedaj ka dëshmuar vazhdimisht se di të përballojë presionin në netët vendimtare. Pikërisht kjo e bën këtë duel edhe më të zjarrtë, ku çdo raund mund të jetë përcaktues për fatin e titullit.

Arena legjendare e Wembley-t do të jetë skena ku do të shkruhet historia. Një fitore sonte do t’i siguronte Uldedajt titullin botëror dhe do ta vendoste emrin e tij mes historive më të mëdha të sportit shqiptar.

Meçi pritet të nisë në ora 23:30 me kohën lokale, ndërsa emocionet tashmë janë në kulm. Në ring, Uldedaj nuk do të boksojë vetëm për një trofe, por për një ëndërr që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit