Ditën e djeshme, partitë politike nisën fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja nisen fushatën nga qyteti Ferizaj. Lidhja Demokratike tubimin hapës e mbajti në Prishtinë, ndërsa AAK-ja në Gjakovë.
E analisti politik Azem Vllasi ka komentuar situatën politike dhe fushatën zgjedhore.
Ai thotë se një është e sigurt, se pas këtyre zgjedhjeve do të kemi përsëri zgjedhje të reja.
‘’Gjithçka duket ashtu si kemi pa që një vit e gjysmë. Ajo që duket si e sigurt është se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të kemi zgjedhje tjera’’, thotë ai për Indeksonlinen.
Më tutje Vllasi thotë se këta që po prodhojnë krizë të vazhdushme institucionale, po tregojnë se përveç zgjedhjeve, shtetin nuk dinë ta udhëheqin.
‘’Kurtit po i pëlqen qeverisja pa institucione. Boll e ka “Qeverinë në detyrë”, shtoi në fund Vllasi.









