Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Abdullah Klinaku, ka bërë të ditur se sot ka falur namazin e Xhumasë në Vushtrri, së bashku me imamin e njohur Mulla Osmani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klinaku ka publikuar një fotografi me Mulla Osmanin, duke theksuar pjesëmarrjen e tij në faljen e Xhumasë në qytetin e Vushtrrisë.
Në postimin e tij, ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme, duke promovuar numrat zgjedhorë të subjektit dhe kandidatëve.
Postimi i Klinakut është publikuar në kuadër të aktiviteteve të tij gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit








