Për emisionin “Kojshia Show”, këtë javë në një intervistë ekskluzive ishte i ftuar ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Gjatë bisedës, ai foli për zhvillime dhe ngjarje nga periudha e luftës në Kosovë, ndërsa përmendi edhe Xhavit Haliti, për të cilin tha se kishte rol të rëndësishëm në strukturat e LPK-së.
Sipas Goxhajt, Haliti mund të ketë njohuri ose informacione lidhur me vrasjet e Ilir Konushevci dhe Ahmet Krasniqi.
Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.










