Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajrush Uksmajli – Bardhi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër.
Lidhur me vdekjen e veteranit të UÇK-së ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Uksmajli, bashkëluftëtarët dhe miqtë e të ndjerit.










