Kurti: Dy djem të heronjve të rënë po bëhen policë të Kosovës, AKSP krenari e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart rolin dhe zhvillimin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), duke theksuar se pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës janë edhe dy djemtë e zyrtarëve policorë të rënë në detyrë, Sokol Enver Zymeri dhe Jetlum Afrim Bunjaku.

Kurti tha se Sokoli dhe Jetlumi sot janë kadetë në Akademi, ndërsa pas diplomimit pritet të jenë zyrtarë policorë shembullorë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Ai bëri të ditur se AKSP është akredituar për periudhën 2026-2031 nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ndërsa vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë realizuar dhjetëra trajnime dhe programe profesionale për institucionet e sigurisë.

Sipas Kurtit, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, e themeluar në vitin 1999 në Vushtrri, mbetet institucioni kryesor në vend për arsimimin dhe trajnimin e personelit të sigurisë, duke trajnuar mbi 150 mijë zyrtarë që nga themelimi.

Kryeministri theksoi se mbështetja për AKSP-në do të vazhdojë pa rezervë, me synim forcimin e saj si institucion kyç për sigurinë dhe zhvillimin institucional të Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit