Në emisionin “Kojshia Show” ishin të ftuar Sheremet Sejdiu, plaku nga Drenica që humbi katër djem nga paramilitarët serbë në vitin 1998, si dhe ish-ushtari i UÇK-së, Skender Gjeli.
Gjatë emisionit, Skender Gjeli tregoi një episod nga koha e luftës, duke thënë se kur Albin Kurti kishte shkuar në Drenicë, Sami Lushtaku e kishte lutur që ta veshte uniformën e UÇK-së, por sipas tij, Kurti nuk kishte pranuar.
Për më shumë detaje, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë.










