Ornela Bytyqi është maturantja që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në rrjet me hiret e saj.
Bukuroshja, e cila ka përmbyllur maturën në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, shkëlqeu në mbrëmjen e fundit e veshur me një fustan elegant dhe tejet të kuruar, që i theksonte stilin dhe finesën e saj.

Në dy fotografitë e realizuara nga fotografi Norik Uka, ajo shfaqet me një paraqitje elegante, duke pozuar si në studio ashtu edhe në një ambient urban pranë një automjeti luksoz, shkruan Sinjali.
Pamjen e saj e ka kompletuar me një pallto të bardhë me pupla, e cila i jep një prekje më dramatike dhe të sofistikuar gjithë paraqitjes.
Aksesorët modernë, së bashku me grimin e kuruar dhe stilin e flokëve, kanë shtuar edhe më shumë hijeshi, duke e bërë paraqitjen e saj të spikatur në mbrëmjen festive.

E veshur me një fustan të gjatë me detaje shkëlqyese dhe estetikë glamuroze, Ornela ka krijuar një imazh që shumë e kanë cilësuar si “mbresëlënëse” për një maturante, duke reflektuar vetëbesim dhe elegancë në çdo pozë.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7641626224997059861?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fkush-eshte-maturantja-qe-la-goje-hapur-te-gjithe-ne-mbremjen-e-matures-ne-prishtine-me-paraqitjen-e-saj%2F









