Peci: Ekziston një kategori e çlirimtarëve që kanë bërë shumë të zeza pas luftës, ka 1% zullumqarë edhe sot

Kryetari i Mitrovicës, njëherit edhe kryetar në partinë “Guxo”, Faton Peci, ka deklaruar se ekziston një kategori e çlirimtarëve, që në emër të asaj që kanë rrezikuar dhe kanë dhënë shumë kontribut, i kanë bërë “shumë të zeza e të kqija” vendit pas luftës.

Peci tha se nuk është i vogël numri i tyre.

“Ekziston një kategori e atyre që vazhdimisht në emër që kanë rreziku e kanë dhanë shumë kontribut, kanë ba edhe shumë të zeza e të kqija Kosovës pas luftës. Nuk mundesh me kanë edhe çlirimtar një vit, edhe 20 vjet zullumqarë edhe me abuzu në emër të vlerës. Nuk janë të pakët”, ka deklaruar Peci.

I pyetur se kush janë zullumqarët, Peci nuk pranoi të tregonte emra.

Vetëm tha se ka të tillë edhe sot.

“Është 1% që janë kanë zullumqarë dhe vazhdojnë me qenë edhe në ditët e sotit”, ka deklaruar Peci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit