Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili në shpalosjen e programit të VV-së për zgjedhjet e 7 qershorit, premtoi mbështetje institucionale për kategoritë e dala nga lufta.
Haradinaj tha se si deklaratë duket e mirë, megjithatë këtë premtim, ai e llogarit si fushatë pasi, siç tha, nuk i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në.
“Si deklaratë duket e mirë dhe e mirëpret çdokush. Por, sa i besohet një njeriu që e ka sulmuar UÇK-në, ka rrahur policë, e ka kall Parlamentin? I njëjti që gjashtë vjet i ka injoruar kategoritë e dala nga lufta. Nuk e di sa bindëse do të jetë për ata që e dëgjojnë. Unë e llogaris fushatë”, tha ai.











