Kandidati për deputet nga PDK-ja, gjenerali Rrahman Rama, ka takuar banorët e fshatrave Mihaliq, Druar dhe Reznik, me të cilët ka biseduar për mobilizimin dhe angazhimin në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Rama tha se së bashku me qytetarët janë zotuar për punë dhe angazhim të përditshëm me qëllim arritjen e fitores në zgjedhje, ndërsa falënderoi banorët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tij dhe PDK-së.
#Rr7 #PDK125










