“S’e dëgjova zërin tënd”, vajza e dëshmorit Fehmi Demiqi me fjalë prekëse në përvjetorin e rënies së tij

Arta Demaj, vajza e vetme e dëshmorit Fehmi Demiqi, në përvjetorin e rënies së babait, ka shkruar fjalë prekëse, duke thënë se ai u bë pavdekësi për atdheun.

Ajo shkroi se jeta e vrau pa e njohur kurrë, e pa e ndjerë kurrë dorën e babait mbi kokën e saj.

“Këtë përvjetor të lavdishëm tëndin, Babë, ti u bëre pavdekësi për atdheun, ndërsa mua më vrau jeta pa të njohur kurrë. S’e dëgjova zërin tënd, s’e ndjeva dorën tënde mbi kokën time”.

“E unë, si amaneti yt i vetëm,si fëmiu yt i vetëm, që le pas mbeta me një mall që s’mbaron kurrë. Por me betimin se emrin tënd do ta bëj krenari ndër breza”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit