“Shtëpinë prej 250 mijë eurosh e bleu për 150 mijë, fingo të re” – Ish-këshilltari ngre dyshime për pazare nga Arbërie Nagavci në fund të mandatit

Ish-këshilltari i Ministres së Arsimit në Kosovë, Valdrin Dervishaj, ka hedhur dyshime të rënda ndaj ish-shefes së tij, ministrës Arberie Nagavci, për mënyrën e blerjes së një shtëpie në një nga lagjet më të shtrenjta të Prishtinës.

Në një reagim publik, Dervishaj ka thënë se Byroja për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë duhet të hetojë jo vetëm opozitën, por edhe zyrtarët e partisë në pushtet, përfshirë persona që ai vetë i ka votuar.

Sipas tij, ish-ministrja ka blerë një shtëpi “fingo të re” në fund të mandatit qeveritar, ndërsa prona, sipas pretendimeve të tij, është blerë me kredi dhe me çmim dukshëm më të ulët se vlera e tregut.

Ai pretendon se kredia e marrë nuk përputhet me të hyrat mujore që ish-ministrja kishte në kohën e marrjes së saj.

“Së pari, kredia është akorduar me këst që nuk përballohet nga paga që ka ish-ministrja: 1700 euro pagë, 1600 euro kredi në muaj”, ka shkruar ai.

Dervishaj ka ngritur dyshime edhe për vlerën e pronës, duke pretenduar se shtëpitë në atë zonë kushtojnë mbi 250 mijë euro, ndërsa prona në fjalë është blerë për rreth 150 mijë euro.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit