Dëshmitari i rremë u përdor për të manipuluar opinionin publik? – Faton Ramadani ngre akuza të rënda

Faton Ramadani ka reaguar publikisht lidhur me rastin e Arsim Ramadanit, duke pretenduar se dëshmitari Blerim Kiqina është përdorur për të krijuar një narrativë të rreme dhe për të mbuluar, sipas tij, të vërtetën e rastit.

Sipas Ramadanit, Kiqina ka deklaruar vetë se Arsim Ramadanin e njeh vetëm sipërfaqësisht pas luftës në Gllogovc dhe se nuk kanë pasur ndonjë lidhje të afërt mes tyre.

Ai thekson se “asnjëherë nuk kanë pirë as kafe bashkë”, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e dëshmisë së tij.

Ramadani pretendon se dëshmitari është përgatitur dhe përdorur me qëllim për të manipuluar opinionin publik dhe për të larguar vëmendjen nga, siç thotë ai, “kryesit e vërtetë”. Ai shton se persona me ndikim kanë arritur të mbulojnë provat dhe të fajësojnë njerëz të pafajshëm, duke krijuar një padrejtësi të madhe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit