Kurti ia theu besën Vjosës
te Kroi i Mujës
(E qiti në pritë.
Dhe ia mori edhe kalin.)
…
TEATËR ABSURD
Duke folur për “tradhtinë” e Kurtit,
pa e kuptuar,
po i tradhton vetë
edhe bisedat
me dyer të mbyllura
në Shtëpinë e Bardhë.
…
Vjosa Osmani përdor shprehje epike shqiptare,
si:
“besëpremje” –
jo për ta përshkruar një krizë koalicioni,
por një tragjedi kombëtare.
Dramatike.
Historike.
Mitologjike.
Si:
“Tradhtia e madhe.”
“Thyerja e besës.”
“Besa e dhënë në kullë.”
“Më la në pritë.”
“Na mori në qafë.”
“Kalin e Trojës ma parkoi para presidencës.”
Dhe jo si:
“prishje e aleancës politike.”
Me gjuhë epike shqiptare,
të kohës kur shqiptarit
nuk i ikte autobusi,
por kali –
Vjosa Osmani
tregon se si e ka tradhtuar
partneri politik.
Sepse i kishte premtuar
edhe 15 vjet besë.
Por,
anipse e ka ditur
që po prehej në besë,
Osmani thotë se ka vazhduar
ta përkrahë besëpremin.
Madje,
edhe amerikanët,
prapa dyerve të mbyllura,
i kanë treguar
se si “Kurti e ka hedhur
nën rrota të autobusit”.
…
Shtëpia e Bardhë.
– A i treguat Vjosës
që Kurti e ka hedhur
nën rrota të autobusit?
– Jo ende.
– Pse?
– Po presim
të mbyllen dyert.
– Po nëse lëndohet?
– Është politikë ballkanike.
Së pari mbyllen dyert.
Pastaj shihet
a mund të fajësohet vetë viktima.
– A e di ajo
që ndodhet nën autobus?
– Dyshoj.
Po vazhdon
ta përkrahë shoferin.
…
EPILOG:
Vjosa Osmani
e imagjinon këtë popull:
Fyell nga mendja.
Edhe në fushatë,
në veturën e saj
dëgjohen këngë folklorike,
sikur ky popull
ende funksionon
me lahutë,
kavall
dhe mallkim fisi.
Sidomos ajo “znaçka”
me flamurin e Kosovës
në setrat e saj –
ka diçka thellësisht patetike.
Si broshë e mjerimit shtetëror.
Serbët i refuzon në koalicion –
ama,
një yll në flamur
e ka serb.
…
P.S.
Më vjen keq.
Seriozisht.
(Nuk e kam ditur
që është kaq… rrush prej mendve.)
…
AUTOKRITIKË:
Dëshpërimin
duhet ta fshehësh me aq fanatizëm
–
sa,
në fund,
ta harrosh edhe vetë
ku e ke lënë.
© Kimete Berisha.
Të drejtat autoriale të rezervuara.








