Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka marrë mbështetje të fuqishme sot nga shokët e luftës nga Brigada 141 “Mehë Uka” të zonës operative të Shalës.
“Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës do të jetë prioritet i imi në legjislaturën e ardhshme.” – shkruan Rama.
Postimi i tij:
Takova shokët e luftës nga Brigada 141 “Mehë Uka”, me të cilët kthyem shumë kujtime nga kohërat e vështira.
Gjithashtu diskutuam edhe për vlerat e luftës si dhe projektligjin që e kemi hartuar së bashku me 40 deputetë.
Ligji për mbrojtjen e këtyre vlerave do të jetë prioritet i imi në legjislaturën e ardhshme.
Siç e do zakoni, shokët më dhanë përkrahje të madhe, për çka i falënderova!









