Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se brenda tri ditëve ka arritur t’ua dërgojë pakot me fletëvotim mbi 85% të votuesve të regjistruar për votim përmes postës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nga rreth 105 mijë votues të regjistruar, mbi 90 mijë prej tyre kanë pranuar në adresat e tyre pakon me fletëvotim dhe materialet përcjellëse.
Sipas tij, procesi i votimit jashtë Kosovës ka nisur më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.









