Alarm për Hantavirusin/ Virusi që bartet nga minjtë mund të prekë edhe Kosovën

Rastet e fundit me hantavirus kanë ngritur shqetësim në opinionin publik dhe tek autoritetet shëndetësore në mbarë botën, pasi virusi po monitorohet me kujdes pas raportimeve për viktima dhe raste të konfirmuara në disa shtete.

Mediat ndërkombëtare dhe organizatat shëndetësore kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një virus të rrallë, i cili zakonisht transmetohet përmes kontaktit me brejtës të infektuar ose mbetjeve të tyre.


Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shumica e rasteve të fundit janë lidhur me një shpërthim të raportuar në një anije turistike, ndërsa autoritetet kanë theksuar se rreziku për përhapje të gjerë mbetet i ulët.

Dreshaj: Hantavirusi ekziston në Kosovë që nga viti 1986, është vdekjeprurës

Në Kosovë hantavirus ekziston nga viti 1986.

Kështu ka deklaruar ish-anëtari në Komisionin e Shëndetësisë dhe infektologu, Shemsedin Dreshaj.


Ai thotë se ky virus është vdekjeprurës dhe ka disa masa parandaluese.

Sipas Dreshaj, shkalla e përhapjes është shumë e ulët.

“Mundësitë për tu parandaluar janë të mira se shkallën e përhapjes e ka të ulët. Parandalimi kryesor bëhet përmes minjve dhe kujdesjës në ushqim dhe higjienës personale. Ky virus nga viti 1986 e këndej ka qenë aktiv e janë prekur disa qytetarë. Ky virus është vdekjeprurës si çdo sëmundje tjetër”, ka deklaruar Dreshaj.

“Mund të paraqiten raste edhe në Kosovë”, Infektologu Ramadani paralajmëron për hantavirusin

Infektologu Hamdi Ramadani ka deklaruar se aktualisht gjendja sa i përket hantavirusit në Kosovë është stabile dhe nuk ka vend për shqetësim nga qytetarët.


Ai tha se Kosova vite më parë është përballur me raste të infeksioneve të shkaktuara nga minjtë e ngordhur.

“Gjendja është stabile në Kosovë dhe nuk ka shqetësim për ndonjë rrezik të mundshëm. Para shumë vitesh kemi pasur raste të paraqitura me hanta-infeksione nga minjtë e ngordhur, por tash e disa vite është bërë një punë e mirë me dezinfektimin e zonave ku qëndrojnë minjtë, si në fusha dhe lumenj”, deklaroi Ramadani.

Sipas tij, temperaturat e larta gjatë verës mund të ndikojnë në rritjen e infeksioneve tek kafshët që bartin virusin, andaj kërkohet kujdes i shtuar.

“Mund të paraqitet ndonjë rast edhe tek ne, por duhet të parandalohet. Vendi ynë është ballafaquar me këtë epidemi dhe e kemi menaxhuar mirë. Duhet të bëhet dezinfektimi në ato zona të rrezikuara ku mund të ketë minj”, tha ai.

Ramadani shtoi se nuk beson që virusi mund të përhapet lehtë në Kosovë.

Ai tregoi edhe simptomat që shfaq hantavirusi.

“Simptomat janë ethet e minjve, temperatura, dhimbje të nyejve dhe kokës, skuqje të fytyrës dhe fytit, madje mund të ketë edhe gjakderdhje nga hundët, e cila mund të zgjasë disa ditë nëse nuk trajtohet”, u shpreh Ramadani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit