Ish- gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar shkurt pas deklaratave të mërgimtarit, Naser Xhylani, i cili në një video në Facebook e krahasoi atë me Milan Radoiçiqin.
Haradinaj ka dhënë vetëm një përgjigje të shkurtër në gjuhë popullore.
“Thonë në gjuhë popullore, nuk tutet arusha me shoshë”, deklaroi shkurt Haradinaj.
Deklarata e tij:
Kujtojmë se aktivisti i PDK-së në Pejë, Astrit Berisha deklaroi se mërgimtari është një spiun dhe së vëllai i Naser Xhylanit ka rrahur dhe ka plaçkitur shqiptarë.
“Ky është një spiun nga Peja, shok i komandirëve të ish-Serbisë, Bato Bullatoviqit dhe Boro Vllahoviqit.
Vëllai i vet, Taluci, ka rrahur dhe ka plaçkitur shqiptarë bashkë me shkije dhe me udbashët e asaj kohe”, deklaroi aktivisti i PDK-së.









