Pas një viti mungese të plotë nga ekrani, Gjesti është rikthyer mbrëmë në ‘Goca dhe gra’, ku ka folur hapur për periudhën më të errët të jetës së tij dhe planet e tij të ardhshme.
Gjatë bisedës, Gjesti u ndal gjatë te humbja e rëndë e vëllait të tij, një ngjarje që e kishte gjunjëzuar emocionalisht. Megjithatë, muzika duket se ka qenë terapia e tij kryesore, duke u rikthyer tani me energji të reja përmes EP-së së tij të fundit titulluar “Sir”, në bashkëpunim me Gimbon.
Lajmi që emocionoi më shumë ndjekësit ishte zbulimi i projekteve të radhës. Gjesti konfirmoi se është duke punuar intensivisht për këngë të reja dhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.
“Qershia mbi tortë” mbetet dueti i shumëpritur me yllin e muzikës, Dhurata Dorën. Artisti zbuloi se projekti vjen së shpejti dhe se po punohet me shumë përkushtim që të sjellin diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë.
Në mbyllje të rrëfimit të tij, Gjesti nuk kurseu fjalët e mira për Dhuratën, duke e cilësuar atë si një vajzë shumë të mirë.
Kujtojmë se dueti me Dhuratën u përmend gjatë verës që lamë pas dhe tani do e shohë dritën e publikimit së shpejti.









