Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e nga 100 euro për disa kategori.
Në llogarinë e tij në X, ai ka shkruar se Kurti ka shpenzuar një çerek miliardi euro për dy vite për të korruptuar popullin.
Sipas tij me këto para ka mundur të ndërtohej një termocentral.
“Një njeri i paedukum ekonomikisht dhe i cekët filozofikisht i shpenzoi një çerek miliardë euro për dy vjet me korruptu një popull, që me siguru pushtet absolut. Me ato pare ka mujt me ndërtu një termocentral por ja që ky shkatërrues i çkado që prek, s’ka synime të tilla”, ka shkruar Selimi.









