Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe te Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Nga atje ai publikoi një fotografi duke e kaluar urën dhe shprehi mirënjohje për partnerët e NATO’s që shërbejnë në KFOR krah SHBA’së.
“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.
Hamilton pëveçse në Kosovë ku u takua me krerë të vendit, vizitoi edhe Serbinë.









