Qeveria ndan 1 milion euro për “kuponë ushqimi” për familjet në nevojë

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1 milion euro për zbatimin e masës 3.4 “kuponë ushqimi” për familjet në nevojë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se vendimi lidhet me pakon e ringjalljes ekonomike dhe synon mbështetjen direkte të kategorive sociale.


“Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro, synon mbështetjen e familjeve në nevojë, përmes masës 3.4 “kupon ushqimi” në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes.

Qeveria rrit shtesat për lehonat e papunësuara, nga 325 në 500 euro nga ky muaj.

Ai shtoi se mjetet do të transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove në bazë të thirrjes së shpallur për përfituesit.

“Mjetet transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit”, tha Kurti.

Detajet për kriteret dhe mënyrën e përfitimit nga “kuponët ushqimorë” pritet të sqarohen nga institucionet përgjegjëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit