Me pikëllim është bërë e ditur se sot i jepet lamtumira e fundit Valmir (Ismet) Klinakut, i cili humbi jetën dje në Vushtrri.
Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 22 maj 2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Bivolak.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe njohësit, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e hershme.









