“Berat, pse s’je ti në burg?”, Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Buzhalës pas rastit të fundit – ia publikon edhe një video

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur gazetarin Berat Buzhala.

E pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe ish-deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila në Facebook, ka publikuar një video ku tregon se si Buzhala kishte sulmuar fizikisht Albatros Rexhajn në një studio televizive, jo shumë kohë më parë.

Në reagimin e saj, Matoshi e ka lidhur videon me rastin e fundit të kanosjes dhe ka ngritur pyetje drejtuar Buzhalës në lidhje me trajtimin e rasteve të tilla nga drejtësia dhe mungesën e pasojave ligjore për situata të ngjashme në të kaluarën.

Shkrimi i plotë

Berat, pse s’je ti në burg? Ti e ni shok i joti sulmoni, po që prapë jeni të lirë me vazhdu profesionin e shpifjes.

A po ju konvenon juve prokuroria veç kur ju mbron juve a?

Langarec!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit