Pas deklaratave të Berat Buzhala, i cili përgëzoi Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e një personi të dyshuar për kanosje ndaj tij, ka reaguar Hysni Mehani.
Ai ka rikujtuar se vetëm pak ditë më parë, ishte pikërisht Buzhala, ai që kishte kundërshtuar veprimet e institucioneve të drejtësisë në rastin e thirrjes për intervistim të Sami Lushtaku, i cili lidhet me rastin e sulmit fizik ndaj Mehanit.
Mehani ka përmendur edhe publikimin e fotografive, ku sipas tij Buzhala është parë në afërsi me persona të dyshuar si të përfshirë në incident, duke e cilësuar këtë si pjesë të një qëndrimi kontradiktor ndaj institucioneve dhe rasteve të dhunës. Ai ka shtuar se këto zhvillime tregojnë, sipas tij, standarde të ndryshme në reagimet publike dhe në raport me veprimet e policisë dhe prokurorisë.
Shkrimi i plotë
Kur policia e porkuroria e arrestojnë dikë që e ka kërcënuar dhe ka tentu me sulmu Berat Buzhalën, ato përgëzohen për profesinalizimin e treguar.
Ndërsa, kur policia e prokuroria po tentonte me e intervistu dikë që kishte kryer sulm tinzar me bandë, ato pengoheshin, e Berat Buzhala bënte foto kokë më kokë me dhunuesit dhe bëhej pjesë aktive e grupit që e mori peng stacionin policor.
E kam një përshtypje që në Kosovën tonë të dashur, edhe sot e kësaj dite, ish kon dashtë me e përmend ndonjë bunar ose me u përfolur për ndonjë gurëthyes në veri, që më i gëzu liritë dhe të drejtat për të cilat u sakrifikua aq shumë e ranë gjithë ata dëshmorë e martirë.









