Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes Mimoza Ahmeti në “Ferma VIP 3” ka sjellë diskutime të shumta në rrjetet sociale, sidomos pas një droni mbështetës që ajo mori nga jashtë. Komentet e publikut u shtuan edhe më shumë pas batutave të vetë Mimozës për vajzën e saj “milionere”.
Megjithatë, vajza e poetes ka reaguar publikisht, duke sqaruar raportin me të ëmën dhe duke treguar një anë më personale të jetës së saj familjare. Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan Mimozën si “mamanë ideale”, duke theksuar sakrificat e shumta që poetja ka bërë për rritjen e fëmijëve.
Sipas saj, Mimoza ka sakrifikuar shumë për të dhe motrën e saj, duke u përpjekur që, pavarësisht vështirësive ekonomike, vajzat të mos ndienin mungesa. Ajo tregon se e ëma ka bërë të pamundurën për t’u siguruar arsimim të mirë, përfshirë shkollimin në institucione private, ndërsa shpesh ka lënë mënjanë nevojat e veta personale.










