“Ti e meriton lumturinë më shumë se kushdo”, urimi emocional i Trixes për Argjentina Ramosajn

Këngëtarja dhe artistja e njohur Beatrix Ramosaj ka emocionuar ndjekësit me dedikimin e saj të ndjerë për ditëlindjen e Argjentina Ramosaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beatrix iu drejtua Argjentinës me fjalët “engjëlli im”, duke e falënderuar që ka qenë gjithmonë “vendi i saj i sigurt” dhe personi që ia bën jetën më të bukur çdo ditë.

“Lutem me gjithë zemër që ky vit të të sjellë lumturinë më të thellë të mundshme, sepse askush nuk e meriton më shumë se ti”, ka shkruar artistja në urimin e saj emocionues.

Postimi mori menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët vlerësuan lidhjen e fortë dhe dashurinë e veçantë mes tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit