Pas takimit në Hagë, Krasniqi zbulon mesazhin e Thaçit, kjo është porosia që kërkoi t’u përcillet qytetarëve të Kosovës

Memli Krasniqi dhe Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë udhëtuar drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Krasniqi ka ndarë detaje nga takimet e ndara, duke theksuar se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, të cilin ai e quajti “faza finale e procesit”.

Krasniqi u shpreh se forca dhe optimizmi i ish-krerëve të UÇK-së mbeten të palëkundura përballë asaj që ai e cilësoi si një rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish.

“Ato që mbeten gjithmonë të njëjta janë forca, qetësia dhe optimizmi i Presidentit Thaçi dhe i çlirimtarëve tanë. Si në vizitën e parë, edhe sot ai mbetet i palëkundur, besimplotë në drejtësi dhe me bindjen se shumë shpejt, tashmë çështje ditësh, do të jetë sërish në mesin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shtoi se qëndresa e çlirimtarëve në Hagë shërben si frymëzim dhe përcolli një porosi të drejtpërdrejtë nga ish-presidenti Thaçi për popullin e Kosovës.

“Nga Presidenti keni të fala dhe një porosi: Besoni në Kosovë!”, shkroi Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit