Hoti: Qeveria Kurti i ka “avulluar” shpenzimet kapitale gjatë viteve 2021-2025

Kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti sipas tij i ka “avulluar” shpenzimet kapitale gjatë viteve 2021-2025.


Ai ka thënë se të gjitha Qeveritë e Kosovës të viteve 2015-2020, kanë menaxhuar buxhet total prej 11.7 miliardë eurosh dhe nga ky buxhet për shpenzime kapitale janë dedikuar 2 miliardë euro, me të cilin janë ndërtuar shumica e kapitalit publik që e gëzojmë sot: autostrada, rrugë rajonale, shkolla, ujësjellës e kanalizime, sisteme të ujitjes dhe projekte të tjera publike.

“Qeveria Kurti në vitet 2021-2025 (6 vite) ka menaxhuar buxhet total prej 14.9 miliardë euro, që është 27% më i lartë se buxheti i gjashtë viteve paraprake (2015-2020). Nga ky buxhet total, Qeveria Kurti ka investuar 2.7 miliardë euro. Se ku kanë shkuar shpenzimet kapitale 2015-2020 mund të identifikohet qartë. Por është e pamundur të identifikohen projektet për vitet 2021-2025, të cilat i arsyetojnë shpenzimet prej 2.7 miliardë euro”, ka thënë Hoti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit