Një incident serioz që dyshohet të ketë ndodhur ndaj gazetarit Berat Buzhala ka përfunduar me arrestim dhe ndalim 48-orësh.
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar Ilmi Ibishin, i cili dyshohet se e ka kanosur Buzhalën derisa ky i fundit po realizonte xhirime në kuadër të punës së tij si gazetar në rrugën “Besa Imani” në Prishtinë.
Sipas kallëzimit të bërë në Polici, ngjarja kishte ndodhur më 19 maj 2026 rreth orës 15:50, kur i dyshuari ishte afruar pranë gazetarit dhe e kishte kanosur seriozisht.
Pas raportimit të rastit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë zhvilluar veprime operative dhe kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin.
Ibishi është shoqëruar për intervistim në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”.









