Djali i Jakup Krasniqit i reagon ashpër Gërvalles: Jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë

Altini djali i Jakup Krasniqit i ka reaguar ashpër Donika Gërvalles pasi tha se e respekton deklaratën e Fatos Gecit.

”Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.”, shkroi ai.

Postimi i tij:

Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.

Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.

Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.

Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schwarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit