Alketa Vejsiu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram pas publikimit të një fotografie të rrallë me Michelle, vajzën e madhe të bashkëshortit të saj.
Moderatorja ndau një dedikim të ndjerë për Michelle-n, duke zbuluar edhe raportin e afërt që kanë ndërtuar ndër vite.
“Michelle është motra e madhe e dy fëmijëve të mi. Për jetën dhe ëndrrat e tua që do jenë të mëdha dhe të bukura si dritat, grataçelat dhe mundësitë pa kufij të New York-ut, gëzuar. Jam shumë e lumtur që po e ndajmë këtë rrugëtim bashkë, Nihau im. #mikeshapërgjithmonë #shpirtiveçantë. Bëji krenarë prindërit e tu! Dhe të gjithëve ne. Të duam shumë!”, shkroi Alketa në postimin e saj.
Postimi mori menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit komentuan jo vetëm fotografinë, por sidomos mënyrën e ngrohtë dhe plot dashuri me të cilën moderatorja foli për Michelle-n.
Në disa prej komenteve, Alketa sqaroi gjithashtu se Michelle është vajza e madhe e bashkëshortit të saj dhe se ata janë njohur pasi marrëdhënia e tij me nënën e Michelle kishte përfunduar.
Gjithsesi ‘gojët e liga’ thonë se Alketa ishte sebepi i ndarjes së bashkëshortit të saj nga ish-gruaja, me të cilën nuk ka vetëm vajzën që publikoi Alketa, por edhe një djalë me emrin Orion, sipas të cilit emërtoi edhe biznesin e tij ‘Orion Construction’.
Jo vetëm kaq, por lart e poshtë po flitet gjerësisht se bashkëshorti është kthyer në një ‘ish’ tashmë edhe për Alketën, të paktën de-facto. E mbase kjo është edhe arsyeja pse moderatorja bukuroshe zgjodhi ta publikojë thjeshtrën e saj kaq vonë.










