Denisa Shahini ka përfunduar studimet Master për Interior Design në New York School of Interior Design, duke u bërë shqiptarja e parë që diplomohet në këtë institucion prestigjioz.
Shahini e cilësoi këtë rrugëtim si një eksperiencë sfiduese, inspiruese dhe shumë formuese në zhvillimin e saj profesional si dizajnere.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që kam përfunduar studimet Master për Interior Design në New York School of Interior Design”, ka deklaruar ajo.
Sipas Shahinit, të qenit pjesë e një komuniteti me studentë të talentuar dhe profesorë inspirues e ka motivuar vazhdimisht të zhvillojë idetë dhe vizionin e saj në fushën e dizajnit.
Ajo theksoi se mbështetja e familjes dhe angazhimi prej vitesh në biznesin familjar Palma Mobilje kanë ndikuar në krijimin e një lidhjeje të fortë mes eksperiencës praktike dhe edukimit akademik.
“Ky rrugëtim më ka ndihmuar të ndërtoj një identitet më të qartë profesional dhe të besoj edhe më shumë në potencialin tim për të sjellë një qasje autentike dhe bashkëkohore në fushën e dizajnit”, u shpreh Shahini.









