Çitaku: Sikur Sami Lushtaku të vritej në luftë, Kurti do shkonte te varri i tij për të vendosur lule

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se sikur Sami Lushtaku të vritej në luftë, edhe Albin Kurti do shkonte te varri i tij e t’i vendoste lule.


Ajo tha se Sami Lushtaku është plagosur disa herë në luftë dhe se i është treguar nga miqtë e tij që natën atij i ndodh të shkojë t’i vizitojë varret e shokëve të tij të vrarë në luftë.

“Unë e shoh më shumë si reflektim i deficitit të tij personal, për shkak se është e pashpjegueshme ky obsesion që e kanë ata me Sami Lushtakun. Mund ta gjykosh si politikan, por t’i thuash atij Sami Lushtakut po jokorrekte, por edhe jonjerëzore. Samiut ende i ndodh të zgjohet e të shkojë t’i vizitojë varrezat e shokëve të tij që janë vrarë në luftë, është plagosur disa herë. Sikur të ishte i vdekur edhe vetë Albin Kurti do shkonte te varri i tij e do t’i vendoste lule”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit