Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në fshatin Bellobrad të Dragashit, ku bashkë me Vjosa Osmani është pritur nga banorët e zonës.
Abdixhiku kujtoi një vizitë të mëhershme në këtë fshat, kur banorët i kishin thënë të pinte ujë nga kroi pranë xhamisë, pasi sipas tyre ai “sjell bereqet dhe të kthen sërish në këtë vend”.
Shkrimi i tij:
Folëm edhe në fshatin e largët Bellobrad të Dragashit, në jug të Kosovës; mes banorëve që na pritën me plot entuziazëm.
Kohë më parë, kur isha në këtë fshat, më thanë ta pi ujin e krojit pranë xhamisë. Më thanë se ai ujë sjell bereqet; e se të kthen sërish në këtë vend.
U ktheva. Këtë herë me Vjosën.
Këtë herë folëm për turizmin, ujin, infrastrukturën dhe vëmendjen që këtyre anëve u ka munguar për shumë vjet. Por mbi të gjitha, ndjemë ngrohtësinë e njerëzve që, edhe larg, nuk janë dorëzuar kurrë.
Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë; për mbështetjen e pakushtëzuar e për bashkëudhëtimin tonë. Do të kthehemi sërish. Sepse piimë ujin e kroit sërish









