Bashkimi i ish-presidentes Vjosa Osmani me listën e LDK-së për deputetë, do të jetë afatgjatë.
Kështu ka thënë kandidatja për presidente, Osmani, në një intervistë.
I të njëjtës linjë është edhe kryetari i LDK-së, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
“Gjithçka e kemi diskutu. Është organike, e vërtetë – nuk është e sforcuar. Ne i besojmë njëri-tjetrit. Unë vërtet i besoj Vjosës. Kur te kuptoni që vërtet bashkimi ynë është për një vizion më të gjatë se një garë elektorale, keni me kuptu pse e kemi besimin e naltë, pse i ndajmë mendimet e njëjta, jo patjetër 100%. Me Vjosën, përveç që e kemi një të kaluar politike bukur të gjatë, pavarësisht dallimeve në kohë, vërtetë e dojmë njëjtë Republikën”, tha Abdixhiku.
E Osmani i ndërhyri me shaka: “Më kritikojke kaniher. Ama pak, shumë pak”.
Abdixhiku tha më tej se të gjitha kritikat ndaj Osmanit i ka bërë publikisht, teksa të dy u pajtuan se “kritika politike është gjëja më normale”.
Më tej, kreu i LDK-së u zotua se me Osmanin “nuk ndahemi për asnjë pozitë”









